Showbiz

Ku qëndrojnë në “Spotify”, Dua e Rita?

 

Këngëtarja me nam botëror, shqiptarja Dua Lipa ka ndarë me fansat se ku qëndron me shifra në platformën “Spotify”, pasi kjo e fundit publikoi statistikat vjetore të dëgjimeve për secilin artist.

Këngët e Lipas janë transmetuar 2.8 miliardë herë në mbarë botën. Ato u dëgjuan nga 211.1 milionë dëgjues për 195.5 milionë orë në 184 vende të botës.