Këngëtari i famshëm James Blunt ka ndarë një video të veçantë për Kosovën.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të shkurtër të dokumentarit mbi jetën e tij i cili do të publikohet më 6 dhjetor.
E në këtë pjesë ka zgjedhur të tregojë për luftën në Kosovë kur ai ka qenë ushtar i NATO-s.
“Ushtria serbe po vriste civilë shqiptarë të Kosovës dhe NATO ishte dërguar për ta ndaluar gjenocidin, një nga të cilët isha unë”, thotë ai në fillim të kësaj pjese e më pas vazhdon me xhirimet që kishte bërë në 1999-n.
“Unë jam togeri James Blunt dhe kjo është pjesë e parë e ditarit tim të videove. Sot, ne zbarkojmë në Ballkan. Ky jam unë i përgatitur për luftë. Do të kap sa më shumë që të mundem nga ajo në kamerë”, thotë Blunt në xhirimin para se të zbarkonte në Kosovë me forcat e tjera paqeruajtëse.