Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drake me flamur të Shqipërisë në këngën e re

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ishte dje, por këngëtari i njohur Drake ka vlerësuar se s’është tepër vonë për t’iu bashkuar festimeve, shkruan “Rolling Stones”.

Të mërkurën reperi i famshëm kanadez publikoi videoklipin për “Polar Opposites”, këngë përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në video ai shfaqet me një grup të shqiptarëve që rrinë në një dhomë të lojërave në rezidencën e tij.

Në klip, Drake dhe miqtë e tij që luajnë lojëra kanë të veshura xhaketa të kuqe, të gjitha me simbolin kombëtar të Shqipërisë – shqiponjën, që shfaqet në shpinën e tyre.

Në mes të klipave të lojërave të pokerit dhe goditjeve në tavolinën e biliardos, Drake ankohet për një të dashur që e bllokon atë në çdo platformë për të kontaktuar.

 

Në videon e re Drake përmend Prishtinën.

Video e Draket ka marrë mbi 200 mijë klikime për pak më tepër se dy orë që kur është publikuar.

Video: