Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Emina Cunmulajn s’e ndal asgjë për ta kërcyer “Shotën”

Modelja me famë botërore, me rrënjë shqiptare, Emina Cunmulaj ka thënë se asgjë nuk do ta ndalë atë për ta festuar Ditën e Flamurit duke kërcyer “Shotën”.

Ajo ka bërë një video në Instagram ku shfaqet shumë e emocionuar për Festën e Flamurit duke treguar se ka organizuar një ndejë në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndejën që do të mbahet me 2 dhjetor, për nderë të 28 nëntorit, e organizoi vet Cunmulaj në bashkëpunim me “Vatra Miami”, ku mysafir nderi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati. Aty do të performojë reperi i njohur shqiptar, me famë ndërkombëtare, Gashi.

“Jam pak e sëmurë, po marr shumë vitamina në mënyrë që të qëndroj e shëndetshme, s’do të më ndal asgjë për kërcyer shotën”, ka thënë ylli në video.

Cunmulaj ka ndarë edhe të tjera video ku shihen pamje nga përgatitjet e festës e flamuj të vegjël dhe dëgjohet të jetë shumë e entuziazmuar.

Image