Ylli Jennifer Lopez e cila është e martuar me aktorit Ben Affleck, po e ndihmon atë dhe ish-gruan e tij, aktoren Jennifer Garner, që të kujdesen më mirë për fëmijët që ata kanë.
Daily Mail shkruan se Lopez po tregohet një njerkë e shkëlqyer për fëmijët e burrit të saj.
“Këngëtarja i ka ndihmuar Benit dhe ish-gruas së tij që të bëjnë punë më të mirë me fëmijët që kanë”, i ka thënë një burim i afërt Daily Mail-it.
Ky burim ka treguar se dramat e divorcit në mes të Garner dhe Affleck kanë përfunduar dhe se ai po ndjehet shumë më mirë.
“Në fakt Lopez është shumë e shoqërueshme me Garner dhe fëmijët e saj”, ka shtuar burimi.
Burimi ka shpjeguar se situata në familje është shumë e mirë, bashkëpunuese dhe ka harmoni në bashkëprindërim.
Fituesja e çmimit Grammy, Lopez, është nëna e binjakëve Emme dhe Maximilian, 15-vjeç, të cilët ajo e ka me ish-burrin Marc Anthony. Ndërkohë, Affleck dhe Garner kanë tre fëmijë.
Burimi ka thënë se të gjithë fëmijët e tyre e duan shumë njëri-tjetrin.
"Çdo gjë është me të vërtetë në rregull tani dhe duhet të jetë njëjtë në të ardhmen e afërt dhe të largët", ka thënë burimi.
Sipas burimit Affleck dhe Lopez kanë pasur gjithmonë shumë biseda për marrëdhënien e saj bashkë-prindërore me Marc Anthony.
Çifti Lopez dhe Affleck fillimisht ishin fejuar në vitin 2002, por, për shkak të vëmendjes së tepruar të mediave, ata i patën shkëputur marrëdhëniet. Më pas ata u ribashkuan gati dy dekada më vonë dhe u martuan korrik të vitit 2022. (Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi)