Dalja e Rita Orës në skenë me një flamur serb bëri bujë në mediat vendore. Por, në rrjetin social Instagram, dolën pamje nga një kënd tjetër, ku shihet këngëtarja shqiptare që mori flamurin nga një fans pranë skenës.
Veprimi i saj u kritikua, derisa për gjestin, ajo tha se nuk e dinte që ishte flamur serb.
“Nuk e kam parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte flamur serb dhe jo hungarez”, thuhet në reagimin e saj të dielën.
Ajo më tej është shprehur krenare që është shqiptare e Kosovës dhe se nuk ka pasur qëllim mosrespektimin e vendit prej nga vjen.
“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk e kisha për qëllim të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin apo familjen time”, ka thënë ajo.