Showbiz

Emily Blunt do të marrë pak pushim nga jeta publike

Aktorja e projektit filmik “Mary Poppins Returns” po dëshiron të marrë pak pushim nga jeta publike e Hollywoodi në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me vajzat e saj.

Ylli i “Jungle Cruise”, e cila ka vajzën Hazel, nëntë vjeçe dhe Violetan, shtatë vjeçe, me bashkëshortin dhe aktorin John Krasinski, ka thënë se po dëshiron t’i zvogëlojë angazhimet e saj të punës këtë vit për të qenë afër fëmijëve të saj për një periudhë më të gjatë kohe.

Ajo ka theksuar se këtë vit, nuk është duke punuar.

"Kam punuar goxha vitin e kaluar, dhe vajza ime më e madhe është nëntë vjeç, kështu që jemi në vitin e fundit, me vetëm një shifër", ka theksuar ajo.
Aktorja 40-vjeçare shpjegoi se dëshiron të jetë aty për momente të caktuara për vajzat e saj.

Sipas saj është me rëndësi qëndrimi me fëmijët kur ata janë ende të vegjël dhe se ky është gurthemeli për jetën e tyre.

Blunt mendon se me rëndësi janë edhe pyetjet: “A do të më zgjosh?”, “Do të më çosh në shkollë?”, “Do të më marrësh?” e “A do të më vësh në shtrat”.

Gjithashtu ajo tregoi se dëshiron të jetë aty që t’i kryejë të gjitha këto detyra, në mënyrë që gjithçka të jetë në vendin e vet.

Emily duke folur për “Harper’s Bazaar”, pranoi se edhe gishtat e këmbës i dridhen sa herë që dëgjon për një fëmijë që dëshiron të jetë një yll, sepse kjo industri sipas saj është e "vështirë" dhe se më e vështirë është të jetosh si një i famshëm, shkruan Fimelefirst.

"Shumë njerëz të thonë të mos i marrësh gjërat personalisht por është krejtësisht personale, sidomos kur gjykohesh se si dukesh. Kështu që ju vetëm duhet të duroni atë gjë", është shprehur Blunt.

Ylli i “Edge of Tomorrow” shpjegoi gjithashtu se është në gjendje të "shkëputet" nga fama e saj dhe ka vënë re se fëmijët e saj janë gjithashtu në gjendje të shohin atë të famshme dhe nënën e tyre, si dy persona të ndryshëm.

“Kur e shoh veten në një poster, kam këtë ndarje të plotë me të ... nuk e njoh atë në poster. Pastaj shoh fëmijët e mi duke bërë të njëjtën gjë, ata mund të thonë: ‘oh, atje është mami’, por kjo nuk është emocionuese për ta”, është shprehur Blunt.