Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Madonna lirohet nga spitali pas infeksionit të rëndë

Madonna është lëshuar nga spitali dhe është në shtëpi pasi ndihet më mirë.

Lajmet se ajo ishte sëmurë u shpërndarë nga menaxheri i saj i cili tha se ajo vuante “nga një infeksion serioz bakterial”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këngëtarja 64-vjeçare do të niste një tur 7 muajsh botëror në javët e ardhshme, por është dashur ta shtyjë.

Madonna ishte në fazën e fundit të provave para turit, raportoi BBC.

Turi do të fillonte në Kanada para se të vizitonte 45 qytete përreth botës. Ky do të shënonte turin e 12 të saj, duke shënuar kështu 40 vjet të përfshirjes së saj në industrinë e muzikës.