Kourtney Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Travis Barker, 47 vjeç.
Ylli 44-vjeçar i televizionit e zbuloi lajmin për publikun teksa bateristi i Blink-182 performoi në skenë në koncert, ndërsa Kourtney mbajti një pankartë ku shkruhej: “Travis, unë jam shtatzënë”.
Pasi pa mesazhin e gruas së tij, Travis kërceu nga skena, u nis drejt saj dhe çifti ndanë një puthje pasionante.
Ajo më vonë e konfirmoi lajmin në Instagram duke shpërndarë video të surprizës.
Kourtney ka tre fëmijë - Mason, 13 vjeç, Penelope, 10 dhe Reign, 8, me ish-të dashurin Scott Disick, 39 vjeç.
Travis ka dy fëmijë - Landon, 29 vjeç dhe Alabama, 17 vjeç, me ish-gruan e tij Shanna Moakler, 48 vjeç.
Kourtney dhe Travis u përfshinë në lidhje romantike në fund të vitit 2020 pas gati një dekade miqësie.
