Një dokument po qarkullon në internet ku Georgina Rodriguez etiketohet si “skllavja” e Cristiano Ronaldos. Çifti ka marrë një leje speciale nga qeveria saudite për të jetuar bashkë. Jetesa e përbashkët e dy personave të pamartuar është e ndaluar nga ligjet vendore të Arabisë Saudite, që janë të lidhura ngushtë me fenë islame.
Në dokument, i cili thuhet se është viza e të dashurës së Ronaldos që është përkthyer nga përdoruesit e Twitterit, Georgina etiketohet si “pronë e një futbollisti”. Gratë në Arabinë Saudite nuk kanë pavarësi apo autonomi, dhe çifti nuk është martuar zyrtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat kanë shtruar mundësinë që ky dokument mund të jetë edhe i rremë, por nuk është konfirmuar asgjë.
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij po jetojnë në Arabinë Saudite pas transferimit në një klub arab.
1- What appears to be an altered image of #Ronaldo’s girlfriend #Georgina #Saudi visa show her as “slave” girl owned by Ronaldo. #Saudi laws do not allow unmarried couples to live together— cont pic.twitter.com/pcotkHRcEf
— Ali AlAhmed (@AliAlAhmed_en) January 5, 2023