Ne-Yo dhe Crystal Renay janë zyrtarisht ish-bashkëshortë.
Dokumentet e gjykatës të siguruara nga PEOPLE thonë se Ne-Yo, emri i vërtetë i të cilit është Shaffer Smith, dhe Renay, emri i plotë i të cilës është Crystal Renay Smith, finalizuan divorcin e tyre më 26 janar.
Një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Qarkut Fulton në Gjeorgji përcaktoi se "duhet të jepet divorci përfundimtar", sipas dokumenteve.
Sipas marrëveshjes së tyre të divorcit, të cilën e ka siguruar TMZ-ja, Renay do të marrë një pagesë prej 1.6 milionë dollarësh për pronën e tyre, së bashku me një nga katër shtëpitë që ata ndanin në Gjeorgji. Ajo gjithashtu do të marrë 20,000 dollarë që do të mbulojnë shpenzimet e lëvizjes.
Ne-Yo po ashtu do të largohet me veturën e tyre Bentley Bentayga-n të vitit 2022, dhe në këmbim, ai do t'i japë Renay-t 150,000 dollarë për të blerë automjetin e saj.
Sa për mbështetjen e fëmijëve, Renay do të marrë 12,000 dollarë në muaj për tre fëmijët që ajo dhe Ne-Yo kanë së bashku, derisa këngëtari do t’i paguajë tarifat e shkollës vetë. Sipas TMZ-së, Renay do të marrë po ashtu 5,000 dollarë në muaj alimentacion për tre vjet.
Renay ka kërkuar divorcin nga Ne-Yo në gusht të vitit të kaluar. Sipas dokumenteve të divorcit, Renay, pretendon se këngëtari, me të cilin ishte ndarë që nga korriku i vitit 2022, ka bërë një fëmijë tjetër jashtëmartesor.