Aniston dhe Sandler sërish bashkë për filmin “Murder Mistery 2”
Adam Sandler dhe Jennifer Aniston janë ribashkuar edhe një herë për filmin e ri, “Murder Mystery 2”. Në filmin e parë, Sandler dhe Aniston luajnë një çift të martuar që punojnë si polic dhe floktar. Në filmin e dytë, ata kanë arritur të bëhen detektivë privatë që drejtojnë agjencinë e tyre.
Dyshja, të cilët edhe më parë kanë punuar së bashku në shumë filma, janë rikthyer për komedinë e re romantike të Netflixit, e cila ndjek aventurat e Nick dhe Audrey Spitz në një turne evropian, për ta shpëtuar martesën e tyre. Nuk kaloi shumë kohë para se të dy të përfshihen në një mister vrasjeje, pasi ata akuzohen për vrasjen e një miliarderi.
Ngjarja e këtij vazhdimi zë vend katër vjet pas filmit të parë, me Nick dhe Audrey që drejtojnë një agjenci private hetimore.
Jeta e tyre dramatike ndërpritet shumë shpejt kur shoku i tyre i fton në një dasmë jashtë vendit, vetëm për t’u rrëmbyer, duke e lënë çiftin të mbërthyer në një pozicion të ndërlikuar dhe të rrezikshëm.
Në film luajnë edhe aktorët: Adeel Akhtar, John Kani, Mark Strong, Mélanie Laurent, Jodie Turner-Smith dhe më shumë.
Aniston foli për procesin e realizimit të filmit, i cili u xhirua në vitin 2022.
“Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe kjo ishte sfiduese, vetëm sepse nuk kisha qenë larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina ishte shumë larg”, tha ajo për revistën “People”.
Aniston tha se derisa ishte e vështirë të bësh një film komedi, ndërsa bota është në një gjendje kaq të komplikuar, është e rëndësishme që njerëzit të kenë gjëra që i bëjnë të qeshin dhe të jenë të lumtur.
“Ia kujtova vetes se kjo është ajo për të cilën njerëzit kanë nevojë. Njerëzit duan të qeshin. Njerëzit kanë nevojë për komedi. Njerëzit pëlqejnë që për disa minuta të ditës, të mos mendojnë për asgjë”, tha ajo.
“Murder Mystery 2” do të shfaqet premierë në Netflix më 31 mars.