Rita Ora iu është përgjigjur thashethemeve se ajo ishte “Becky with the good hair” nga kënga e Beyoncet “Sorry”.
Teksti i këngës dukej se aludonte në një aferë të bashkëshortit të yllit, Jay-Z me një grua tjetër, që Beyonce i referohej si “Becky with the good hair”.
Që nga publikimi i këngës ka pasur spekulime të shumta për identitetin e gruas, por asgjë nuk është konfirmuar deri më tash nga askush, shkroi NME.
Në një intervistë në “Louis Theroux Intervieës”, këngëtarja me origjinë shqiptare u pyet për thashethemet se ajo ishte “Becky”, për shkak se ajo kishte nënshkruar me kompaninë e Jay-Z dhe ishte fotografuar kur mbante një qafore me shkronjën J.
Theroux tha: “Kur Beyonce e publikoi albumin, ishte një grua misterioze me të cilën pretendohej se Jay-Z e kishte tradhtuar”, shpjegoi Theroux i cili u përball me të qeshurat e Orës.
“Pastaj më 2016 ti postove një fotografi tënden me një qafore me J”.
Ora u përgjigj: “Oh Zot, vërtet ishte rastësi”.
Ora ka mohuar thashethemet nga e gjithë ngjarja që ka qarkulluar për disa vjet.