Showbiz

Këngëtari i muzikës country Jake Flint, vdiq pak orë pas dasmës

Këngëtari i muzikës country, Jake Flint, vdiq papritur vetëm disa orë pas dasmës. Lajmin e bënë të ditur menaxherja dhe gruaja e tij, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ende nuk është zbuluar shkaktari i vdekjes së tij.

Bashkëshortja e Flintit shkroi: “Tani do të duhej të ishim duke i shikuar fotografitë e dasmës, por në vend të kësaj po më duhet t’i zgjedh rrobat për ta varrosur burrin tim. Njerëzit nuk janë të destinuar të ndiejnë kaq shumë dhimbje. Zemra më është thyer ngase dashuria e jetës sime nuk jeton më, dhe kam shumë nevojë që ai të më kthehet”.

Image

Edhe menaxherja e këngëtarit u deklarua shumë e emocionuar, duke shprehur pikëllim të thellë për humbjen e një prej artistëve më pozitiv, qesharak dhe punëtorë, me të cilët ka bashkëpunuar në karrierën e saj si menaxhere.

Jake Flint u rrit në Oklahoma nga një familje e klasës punëtore, dhe dashuria për muzikën i kishte lindur qysh në moshë të re. Disa prej këngëve të tija më të njohura janë: “What’s Your Name”, “Hurry Up & Wait” dhe “Cowtown”.

Albumin e parë të incizuar në studio e publikoi në vitin 2016.