Aktori i njohur hollywoodian, Ryan Reynolds, e ka konfirmuar lajmin se, Hugh Jackman, do të rikthehet në rolin e superheroit Wolverine për filmin e ri, “Deadpool 3”.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Twitter, Reynolds e zbuloi befasinë e angazhimit të yllit australian në projektin e tij të ardhshëm, ku gjithashtu e konfirmoi edhe datën e lansimit të vazhdimit të tretë të hitit të arkave filmike, “Deadpool”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHugh Jackman u shfaq për herë të fundit si personazhi klasik i bazuar në universin kinematik “Marvel”, në filmin e vitit 2017, “Logan”, për të cilin pati deklaruar se do të ishte paraqitja e tij e fundit si superheroi “Wolverine”.
“Deadpool 3” lansohet nëpër kinema më 6 shtator 2024.
Hard keeping my mouth sewn shut about this one. ⚔️ pic.twitter.com/OdV7JmAkEu
— Ryan Reynolds (@VancityReynolds) September 27, 2022