Showbiz

Beteja ligjore Depp-Heard do të bëhet film

Ish-çifti i famshëm Johnny Depp- Amber Heard kanë kaluar muaj të tërë në një betejë ligjore për shkak të një shkrimi të Heard në Washington Post më 2018, ku e përshkruante veten si viktimë të abuzimit në familje.

Aktorit të “Pirates of Caribbean” gjykata ia dha mbi 10 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje, ndërkaq aktorja e “Aquaman” mori 2 milionë dollarë nga një kundërpadi.

Marrëdhënia e turbullt e çiftit dhe beteja ligjore e tyre do të jenë fokusi i një filmi të titulluar “Hot Take: The Depp/ Heard Trial”, derisa Mark Hapka dhe Megan Davis tashmë kanë nënshkruar për t’i luajtur yjet e Hollywoodit.

Melissa Marty do ta luajë rolin e avokates së Johnny, Camille Vasquez, ndërsa Marry Carrig do të portretizojë Elaine Bredehoft, e cila shërbeu si avokate e Amberit.

Ndërkaq, Sara Lohman do të jetë regjisore dhe Guy Nicolucci skenarist.