Ylli i serialit “Modern Family”, Sarah Hyland, është martuar me të dashurin e saj prej disa vjetësh, Wells Adams. Çifti e kurorëzoi lidhjen gjatë fundjavës, me një ceremoni të bukur në vreshtat e Kalifornisë, raportoi të martën portali “Billboard”.
Të hënën (22 gusht), aktorja vendosi t’i ndajë disa fotografi nga dasme me 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku dukej rrezatuese me fustanin e nusërisë të krijuar nga disenjatorja Vera Wang.
Disa prej kolegëve nga seriali i famshëm i kanalit “ABC” ishin të pranishëm në momentin kur, Hyland, eci drejt altarit, përfshirë këtu aktorët, Sofia Vergara, Jesse Tyler Ferguson, Ariel Winter, Nolan Gould dhe Julie Bowen.
Adams dhe Hyland u takuan përmes rrjeteve sociale në vitin 2016, pas pjesëmarrjes së Adamsit në emisionin “The Bachelorette and Bachelor in Paradise”, kurse u fejuan në korrik të vitit 2019, afërsisht dy vjet pasi e bënë publike lidhjen e tyre. plani fillestar i çiftit ishte që të kurorëzohej në verën e 2020-s, por dasma u desh të shtyhej shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Aktualisht, Sarah Hyland, shërben si prezantuese shout “Love Island USA” në platformën “Peacock”. Roli i saj i fundit ishte në filmin “My Fake Boyfriend”, i cili u lansua për publikun e gjerë në qershor të këtij viti.