Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet aktorja Sarah Hyland

Ylli i serialit “Modern Family”, Sarah Hyland, është martuar me të dashurin e saj prej disa vjetësh, Wells Adams. Çifti e kurorëzoi lidhjen gjatë fundjavës, me një ceremoni të bukur në vreshtat e Kalifornisë, raportoi të martën portali “Billboard”.

Të hënën (22 gusht), aktorja vendosi t’i ndajë disa fotografi nga dasme me 10 milionë ndjekësit e saj në Instagram, ku dukej rrezatuese me fustanin e nusërisë të krijuar nga disenjatorja Vera Wang.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sarah Hyland (@sarahhyland)

 

Disa prej kolegëve nga seriali i famshëm i kanalit “ABC” ishin të pranishëm në momentin kur, Hyland, eci drejt altarit, përfshirë këtu aktorët, Sofia Vergara, Jesse Tyler Ferguson, Ariel Winter, Nolan Gould dhe Julie Bowen.

Edhe Kate Hudson tregon pse nuk dëshiron të martohet me të fejuarin Showbiz Kate Hudson tregon pse nuk dëshiron të martohet me të fejuarin

Adams dhe Hyland u takuan përmes rrjeteve sociale në vitin 2016, pas pjesëmarrjes së Adamsit në emisionin “The Bachelorette and Bachelor in Paradise”, kurse u fejuan në korrik të vitit 2019, afërsisht dy vjet pasi e bënë publike lidhjen e tyre. plani fillestar i çiftit ishte që të kurorëzohej në verën e 2020-s, por dasma u desh të shtyhej shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Aktualisht, Sarah Hyland, shërben si prezantuese shout “Love Island USA” në platformën “Peacock”. Roli i saj i fundit ishte në filmin “My Fake Boyfriend”, i cili u lansua për publikun e gjerë në qershor të këtij viti.