Ylli britanik i muzikës, Adele, po ndihet me fat dhe shumë e dashuruar me të dashurin e saj, Rich Paul.
Derisa e hijeshoi ballinën e numrit shtator të revistës “ELLE”, këngëtarja 34-vjeçare e dha një intervistë intime dhe të sinqertë, ku foli për rënien në dashuri me agjentin sportiv 40-vjeçar, dhe lidhjen e tyre sot.
“Unë kurrë nuk kam qenë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar me të”, tha Adele për revistën e publikuar online të hënën (15 gusht).
Këngëtarja e cila në vitin 2019 u shkurorëzua nga ish-bashkëshorti Simon Konecki me të cilin e ka djalin nëntë vjeçar, Angelo, kur u pyet nëse do të dëshironte të martohej sërish pa ngurruar u përgjigj: “Po, absolutisht. Unë definitivisht dua të kem më shumë fëmijë. Unë jam një grua së cilës i pëlqen të krijojë familje dhe jeta stabile më ndihmon edhe në krijimin e muzikës. Por, aktualisht, gjithçka që më sillet në mendje janë koncertet e ardhshme në Las Begas. Dua që gjithçka të jetë e përkryer për fansat e mi”, shpjegoi tutje këngëtarja.
Adele po ashtu iu adresua thashethemeve rreth fejesës së saj, me ç’rast duke qeshur tha: “Epo jo, nuk jam e martuar. Thjeshtë jam shumë e dashuruar dhe më e lumtur se kurrë. Gjë që, për mua, është njësoj sikur të isha e martuar”, tha këngëtarja duke folur për lidhjen e saj romantike.
Intervista e gjatë dhe personale për revistën “ELLE”, vjen një muaj pasi Adele dhe Paul u fotografuan në pushime së bashku, në Porto Cervo të Italisë.
{gallery}