I dyshuari për grabitjen e dhunshme të qenve të Lady Gagas është arrestuar sërish, pasi ishte liruar gabimisht.
Në shkurt të vitit 2021, disa persona të armatosur kanë gjuajtur në drejtim të rojtarit të qenve të këngëtares amerikane, Ryan Fischer, duke i grabitur edhe qentë Koji dhe Gustav, raportoi BBC të enjten.
I dyshuari, James Howard Jackson, 19 vjeç, ishte liruar gabimisht, mirëpo pesë muaj pas, policia ka bërë të ditur se e ka arrestuar sërish.
Policia e Los Anxhelosit kishte ofruar një shpërblim prej 5,000 dollarësh për këdo që ofronte informacione që do të mundësonin arrestimin e tij, duke deklaruar se ai mund të jetë “i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Personi tjetër i përfshirë, Jaylin Keyshaën White, është dënuar të mërkurën me katër vjet burgim nga një gjykatë e Los Anxhelosit, pasi është spallur fajtor për grabitje të shkallës së dytë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.