Ylli i njohur i kinematografisë, Johnny Depp, e ka zbuluar koleksionin e tij të artit.
I publikuar të enjten, ky koleksion i titulluar “Friends and Heroes”, përfshinë imazhe të njerëzve që ai i njeh dhe të cilët e kanë inspiruar atë në jetë, raportoi të premten agjencia e lajmeve “AP”.
Ndër personalitetet që janë pjesë e koleksionit artistik të Deppit janë, kitaristi i grupit “Rolling Stones”, Keith Richards, ikonat e Hollywoodit, Elizabeth Taylor dhe Al Pacino, dhe legjenda e muzikës, Bob Dylan. Secili punim është një reflektim intim i karakterit të tyre nga pikëpamja e Johnnyt, i cili është munduar ta portretizojë mënyrën se si ata e kanë paraqitur veten tek aktori. Të punuara nga fotografitë, Duke punuar nga referencat fotografike, çdo imazh është zhveshur përsëri në një portretizim më të thjeshtë dhe ikonik të subjektit, të cilin Johnny e ka zhvilluar më pas dhe i ka dhënë energji me lulëzimin e tij karakteristik të dorës së lirë.
Koleksioni “Friends and Heroes” tashmë është në dispozicionin e publikut. Adhuruesit e kësaj forme të artit mund ta shikojnë atë por edhe ta blejnë në të gjitha galeritë “Castle Fine Art” nëpër Britani të Madhe.
Çmimet e posterave fillojnë nga 5 mijë dollarë për një imazh të vetëm e deri tek 18 mijë dollarë për portofolin e plotë.