Është publikuar traileri i parë i dokumentarit të ardhshëm të reperit Post Malone, “Runaway”.
Filmi i cili do ta ketë premierën në platformën “Freevee” më 12 gusht, sjell pamje nga turneu i vitit 2019 i reperit në Amerikën Veriore si dhe përfshinë pamje të prapaskenave, performanca live dhe intervista me Malone dhe personazhe të tjerë.
Muajin e kaluar, Post Malone e publikoi albumin e katërt të incizuar në studio, “Twelve Carat Toothache”, pjesë e së cilit janë edhe këngët “One Right Now”, e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin The Weeknd, dhe “Cooped Up” me reperin Roddy Ricch.
Ndër artistët e tjerë me të cilët Malone ka bashkëpunuar në këtë album janë, The Kid LAROI, Robin Peckonld dhe Doja Cat. Kënga e sjell në bashkëpunim me këtë të fundit, “I Like You”, në fillim të javës u lansua me videoklip dhe brenda dy ditëve i mori më shumë se 4 milionë klikime.
Në muajin shtator, Post Malone e fillon turneun e ri në Amerikës Veriore. Kurse vitin e ardhshëm do t’i mbajë disa koncerte në Australi dhe Zelandë të Re, në kuadër të turneut të rok bendit “Red Hot Chili Peppers”.