Showbiz

“The Terminal List”, seriali i ri i aktorit Chris Pratt

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që e arriti me filmin “Jurassic World: Dominion”,dhe performancës të shumëpritur në filmin e ardhshëm, “Thor: Love and Thunder”, aktori i njohur hollywoodian, Chris Pratt, rikthehet me një projekt të ri të zhanrit triler dhe aksion, “The Terminal List”.

Seriali i ardhshëm vjen i realizuar nga platforma digjitale “Amazon Prime Video”, dhe bazohet në romanin me të njëjtin emër të autorit, Jack Carr, raporton portali “TV Line”.

“The Terminal List” e rrëfen historinë e James Reece, udhëheqës i forcës kryesore të operacioneve speciale të Marinës së SHBA, i cili i humb të gjithë pjesëtarët e ekipit të tij në një mision të fshehtë. Ai kthehet në shtëpi tek familja, me kujtime kontradiktore të asaj që ka ndodhur dhe shumë pyetje rreth fajit dhe përgjegjësisë së tij. Ndërsa provat e reja dalin në dritë, Reece mëson se ekzistojnë persona të cilët punojnë kundër tij, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tij, por të atyre që i do.

Përveç Prattit, në serial luajnë edhe aktorë të tjerë të famshëm si, Taylor Kitsch, Constance Wu, Jeanne Tripplehorn, Riley Keough, Patrick Schwarzenegger dhe Arlo Mertz.

“The Terminal List” fillon së shfaquri në “Amazon Prime Video” nga 1 korriku i këtij viti.