Showbiz

The Black Phone: Filmi horror që pritet të jetë i suksesshëm

 

Filmat horror të mirë, vërtet rrëqethës, nuk janë të lehtë për t’u gjetur kur kaq shumë mbështeten në frikësimin që na bën të kërcejmë nga vendi, dhunës së lirë dhe imazheve groteske për ta trembur audiencën e tyre. Por “The Black Phone”, i publikuar së shpejti, duket se mund të jetë një histori ndryshe.

Me regji nga Scott Derrickson (The Exorcism of Emily Rose, Sinister, Doctor Strange), filmi është bashkëskenar nga C. Robert Cargill bazuar në tregimin e shkurtër me të njëjtin emër nga Joe Hill - djali i shkrimtarit Stephen King. Disa nga veprat e tjera të tij të njohura përfshijnë romanet Heart-Shaped Box and Horns.