Eminem thotë se muzika rep ka shërbyer si terapi për shëndetin e tij mendor dhe shërimin nga varësia ndaj drogave.
Ylli 49-vjeçar i repit e pranoi këtë fakt gjatë një interviste për emisionin e radios, “Sway in the Morning”.
Kur gjatë bisedës u përmend se ai e shfrytëzon muzikën për t’i treguar përjetimet e tij, Eminem tha: “Po. Mendoj se kjo është një prej gjërave më të mira sa i përket muzikës rep, sepse ta ofron mundësinë që përmes saj të rrëfesh shumë gjëra nga jeta jote”.
Duke folur për albumin e ri të reperit 32-vjeçar, Westside Boggie, Eminem deklaroi: “Të merresh me rep është terapi. Të paktën kështu ka qenë gjithmonë për mua. Por me këtë album të ri, Boogie ka sjell diçka të jashtëzakonshme, duke filluar nga titulli, muzika, tekstet e këngëve dhe gjithçka tjetër. Është ndjenjë e mirë ta shikosh atë duke u bërë një artistë gjithnjë e më i mirë. Ai ka përfshirë shumë histori nga jetë e tij në këtë album”.
Babai i tre fëmijëve Eminem, emri i vërtetë i së cilit është Marshall Bruce Mathers, ka luftuar me varësinë nga drogat me recetë për një kohë të gjatë. Ai madje ishte në prag të vdekjes kur u hospitalizua në vitin 2007, si pasojë e mbidozës me metadon.
Para katër ditësh u lansua kënga e re e reperit, “The King and I”, e cila vjen në bashkëpunim me këngëtarin CeeLo Green dhe është kolonë zanore e filmit të ri të regjisorit Baz Luhrmann, “Elvis”.