Showbiz

Billie Eilish gjithmonë ka ëndërruar të bëhet nënë

Foto: AP/Associated Press
 

Këngëtarja 20-vjeçare, Billie Eilish, ka treguar se gjithmonë ka dashur të ketë fëmijë dhe ky vazhdon të jetë një prej qëllimeve kryesore në jetën e saj, raporton portali “Female”. Por gjithashtu e pranon që ka frikë të bëhet nënë, ngase shqetësohet për mbrojtjen e fëmijëve të saj ndërsa ata rriten.

“Më parë do të vdisja sesa të mos bëhem me fëmijë. Unë kam nevojë për ta në jetën time. Me kalimin e moshës dhe sa më shumë gjëra që i përjetoj, filloj të shqetësohem për mënyrën si t’i rris ata. Sidomos në situatat kur unë nuk do të pajtohem me mënyrën se si ata i shohin gjërat”, deklaroi këngëtarja për revistën “Sunday Times”.