Johnny Depp edhe një herë do të shfaqet në skenë me kitaristin Jeff Beck, ndërsa aktori të premten u njoftua se do të jetë mysafir special në Festivalin Montreux Jazz, raportoi NME.
Depp ishte i ftuar special më 29 maj në shfaqjen e Beckut. Të dy performuan këngët e John Lennonit, Marvin Gaye dhe Jimi Hendrix.
Depp u bashkua në skenë me të pavarësisht se atë kohë po priste vendimin në gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Tani u njoftua se të dy do të shfaqen sërish bashkë në Montreaux.
Festivali do të ketë edhe artistë të tjerë si Diana Ross, Stormzy, e shumë të tjerë.
Depp fitoi gjyqin për shpifje ndaj Heardit muajin e kaluar, kur juria gjeti se ajo kishte shpifur në artikullin e saj të 2018-s ku shkroi se ishte viktimë e dhunës në familje.