Muzikanti i njohur i zhanrit rok, Jeff Beck, i ka përditësuar fansat me informata rreth lansimit të albumit të përbashkët me yllin hollywoodian, Johnny Depp, raportoi të hënën portali “The Guardian”.
Beck, i cili po shoqërohet në skenë nga kitaristi Depp në turneun e tij të fundit në Britani të Madhe, i tha publikut të pranishëm në koncertin e mbajtur në Gateshead se albumi i tyre do të lansohet në korrik të këtij viti.
“E takova këtë burrë para pesë vjetëve dhe nga atëherë nuk kam ndaluar së qeshuri. Në fakt, së bashku ne e kemi realizuar një album muzikor. Nuk e di se si ndodhi kjo por albumi do të pubikohet në muajin korrik”, deklaroi rokeri për fansat e pranishëm në koncert.
Johnny Depp ka interpretuar versione ‘cover’ të këngëve, në turneun e Beckut nëpër Britani të Madhe, përfshirë këtu hitet “Little Wing’’ nga Jimi Hendrix dhe “What’s Going On’’ nga Marvin Gaye. Paraqitja e tij e parë në skenë ishte në koncertin e 29 majit në Sheffield, gjatë kohës sa juria po merrte vendimin rreth rastit të tij gjyqësor kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. Një natë më vonë, aktori dhe muzikanti i njohur po ashtu performoi me Beckun në sallën muzikore “Albert Hall’’ në Londër.
Kjo nuk është hera e parë që Depp i ka kthyer interesat e tij drejt muzikës. Në të kaluarën ai ka interpretuar si kitarist për supergrupin “Hollywood Vampires’’, krahas muzikantëve të famshëm Alice Cooper dhe Joe Perry.

Të mërkurën (1 qershor), gjykata e Virginias vendosi të favor të aktorit në rastin gjyqësor kundër ish-gruas së tij, Amber Heard, duke e shpërblyer atë me gjithsej 15 milionë dollarë dëmshpërblim për prishje të imazhit.
Edhe
Johnny Depp dhe Jeff Beck do të publikojnë album të përbashkët me titull “18”
Por në një intervistë të fundit, avokatja e aktores së filmave “Aquaman’’ deklaroi se ajo nuk ka mundësi t’ia paguajë Deppit këtë shumë të të hollave. Po ashtu u raportua se Heard po planifikon ta apelojë vendimin e gjykatës.