Showbiz

Johnny Depp nuk do të rikthehet në “Pirates of the Caribbean”, thotë producenti i filmit

Jerry Bruckheimer insiston se aktualisht, Johnny Depp, nuk do të rikthehet në filmat “Pirates of the Caribbean”.

Producenti i famshëm iu referua komenteve të fundit të yllit të Hollywoodit, se ai nuk ka dëshirë të kthehet si kapiteni Jack Sparrow në filmat e suksesshëm të studios “Disney”.

Në një intervistë të realizuar për gazetën “The Sunday Times”, pasi u pyet nëse Depp do të rikthehet në filmat me buxhet të lartë, Jerry tha: “Jo në këtë pikë. E për të ardhmen nuk është vendosur ende”.

Tashmë është e ditur se një film “Pirates of the Caribbean” i përbërë nga aktore gra, me yllin Margot Robbie në rolin protagonist, është aprovuar për realizim.

“Ne jemi duke i zhvilluar dy skenarë filmash. Njëri e përfshinë atë dhe njëri jo”, shtoi tutje Bruckheimer.

Johnny Depp gjatë dhënies së dëshmisë në gjykatë, ku po e padit ish-gruan e tij Amber Heard, deklaroi se edhe nëse “Disney” ia ofron të gjitha paratë e kësaj bote, ai nuk do ta përsëriste rolin e piratit problematik të dashur nga publiku mbarë botëror.

Aktori 58-vjeçar shpjegoi se ndihet i tradhtuar nga njerëzit për të cilët ka punuar shumë.