Ukraina e shkatërruar nga lufta është favorite për të fituar garën e këngës në Eurovision javën e ardhshme, që do të organizohet nga Italia për herë të parë në më shumë se 30 vjet, raportoi The Guardian të premten.
Kalush Orchestra, një grup që ndërthur folklorin tradicional dhe hip-hopin, po konkurron me këngën Stefania, e cila është bërë himn në Ukrainë.
E shkruar nga Oleh Psiuk si nderim për nënën e tij, Stefania është gjithashtu më e ndjekura në YouTube në mesin e 35 arstistëve të shteteve të ndryshme.
Në një intervistë, Psiuk tha se grupi i tij do të dilte mirë në garë edhe para pushtimit rus.
Grupit prej gjashtë personash iu dha leje e veçantë për të udhëtuar në qytetin Turin të Italisë, ndërsa Psiuk tha se një nga anëtarët ka qëndruar në Ukrainë për të luftuar.
-
Performanca e Ukrainës në Eurovision emocionon të pranishmit
-
Fitorja në “Eurovision” sjell “lumturi të jashtëzakonshme” në Ukrainë
-
Fituesi i “Eurovisionit”: Do të kthehemi për të luftuar në Ukrainë
-
Ukraina ngre flamurin e fitores në “Eurovision”
-
Ukraina shihet si favorite pas kualifikimit në finale të Eurovizionit