Showbiz

Bill Murray akuzohet për sjellje të pahijshme gjatë xhirimit të “Being Mortal”

Bill Murray akuzohet për sjellje të pahijshme gjatë xhirimit të “Being Mortal”

Aktori hollivudian, Bill Murray, po akuzohet për sjellje të pahijshme gjatë xhirimeve të filmit të ardhshëm të Aziz Ansari “Being Mortal”, shkruan revista “People” të premten.

Fituesi i Golden Globe, 71 vjeç, u bë javën e kaluar pjesë e një ankese, të cilën kompania “Searchlight Pictures” po e heton, pas pezullimit të prodhimit të filmit, sipas Deadline dhe Variety. Natyra e ankesës, dhe nëse Murray do të rikthehet në projekt nuk është e qartë.

Përfaqësuesit për Murray dhe Ansari nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të “People” për koment. Ndërkohë, Searchlight ka thënë se ata nuk komentojnë hetimet.

Studioja thuhet se ndaloi prodhimin të hënën përpara se të pezullonte punën për filmin të mërkurën, duke detajuar vendimin në një emaili drejtuar kastit dhe ekipit, e i cili u sigurua edhe nga mediat.

"Ne e dimë që të gjithë jeni të shqetësuar për vonesat e fundit në prodhim dhe duam t'ju japim një përditësim. Në fund të javës së kaluar, ne u njoftuam për një ankesë dhe menjëherë e shqyrtuam. Pas shqyrtimit të rrethanave, është vendosur që prodhimi nuk mund të vazhdojë në këtë moment”, thuhet në letër.

Murray ishte akuzuar më parë për sjellje të pahijshme nga aktorja e Charlie's Angels, Lucy Liu, e cila kujtoi se e kishte qortuar në xhirimet e filmit të vitit 2000.