Showbiz

Flakareshi i Smithit “rrit” çmimin e biletave të komedianit Rock për 300 dollarë

 

Kërkesat dhe çmimet për biletat e turneut të komedisë së Chris Rockut, janë rritur dukshëm nga incidenti në ceremoninë “Oscar”, ku aktori Will Smith e goditi atë me shuplakë në fytyrë.

Komediani i famshëm hollywoodian do ta fillojë turneun “Ego Death World Tour” të shtunën (2 prill), pas një ndalese të shkurtër në teatrin “Wilbur” të Bostonit, të mërkurën.