Showbiz

Anne Marie rrëzohet gjatë performimit në Brit Awards

Anne-Marie

Anne-Marie është përgëzuar nga adhuruesit që ka vazhduar me performimin ndonëse ishte rrëzuar në mënyrë dramatike nga shkallët në “Brit Awards”.

Shikuesit i kanë dhënë përkrahjen këngëtares për performancën e treguar, ndonëse ajo lëndoi kyçin e këmbës së majtë, raporton The Sun.

Anne-Marie, me një fustan të kuq, vetëm sa kishte nisur këndimin kur u rrëzua nga shkallët.

Por, ndonëse ra në gjunjë dhe zëri i saj u dridh, ajo vazhdoi të këndonte.

Pas performancës, Anne-Marie, në Twitter shkroi për rrëzimin e saj.

“Nuk më është dashur kyçi im i majtë”, ka shkruar ajo.