Showbiz

Vdiq djali i aktorit Michael Madsen

Foto: AP/Associated Press

Është gjetur i vdekur djali i aktorit të njohur hollywoodian, Michael Madsen.

Trupi i pajetë i Hudson Madsenit, i cili ishte vetëm 26-vjeçar, u gjet në ishullin Oahu në Hawaii dhe autoritetet dyshojnë se ai është vetëvrarë.

Zëdhënësit e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Honolulu për portalin “The Sun Online” kanë deklaruar: “Mund ta konfirmojmë lajmin se Hudson Lee Madsen, 26-vjeçar, ka vdekur nga plaga e marrë në kokë nga një e shtënë me armë zjarri. Rasti ka ndodhur të Oahu dhe dyshohet të jetë vetëvrasje”.

Sipas profilit të Hudson Madsenit në Facebook, ai jetonte në Hawaii me gruan e tij, Carlie Madsen.

Familja Madsen ka mbetur zemërthyer nga vdekja e tij në moshë kaq të re.

“Jemi zemërthyer dhe të pushtuar nga pikëllimi dhe dhimbja për humbjen e Hudsonit. Shpirti i tij i bardhë do të kujtohet gjatë nga të gjithë ata që e njihnin dhe e donin shumë. Ju kërkojmë respekt dhe privatësi gjatë kësaj periudhe të vështirë për ne. Faleminderit”, thuhej në deklaratën për media të familjes.

Hudson i cili kishte shërbyer në ushtrinë amerikane ishte fëmija i gashtë i yllit të filmit “Reservoir Dogs”, Michael Madsen. Edhe nëna e tij, DeAnna Madsen, ishte aktore e cila shquhej për role në filma të tillë si, “The Price of Air” dhe “Fall: The Price of Silence”.

{gallery}