Showbiz

Garifeld për Heath Ledger: Ishte “dhuratë” në këtë botë

Aktori i njohur për rolin e Spidermanit, Andrew Garfield, ka thënë se aktori i ndjerë Heath Ledger ishte dhuratë për botën.

Aktori 38-vjeçar po diskutonte mbi temën e zisë kur përmendi Heathin – i cili vdiq nga një mbidozë droge në vitin 2008 teksa dyshja ishte së bashku në mes të xhirimeve të “The Imaginarium of Doctor Parnassus” – që është përcaktuar ta mbajë shpirtin e tij gjallë”.

“Kur dikush vdes, ne duam t’i mbajmë kujtimet e bukura gjallë duke folur e duke i përsëritur historitë që kemi me ta gjatë gjithë kohës. Sidomos me dikë që vdiq kaq i ri – Këtë ndjenjë kisha për Heathin. Ai vdiq në mes të filmit që po e bënim së bashku. E padyshim, që ai ishte një artist i mrekullueshëm dhe një dhuratë për këtë botë”.

Andrew luajti rolin e Anton në filmin Terry Gilliam – së bashku me Heathin si Tony Shephard, kurse pas vdekjes së Heathit, yje të tjera si Johnny Depp, Jude Law dhe Colin Farrell iu bashkuan kastit për t’i filmuar skenat e mbetura të Heathit.

Andrew më pas vazhdoi të pretendonte se i njëjti nocion vlen edhe për kompozitorin e ndjerë të "Rent", Jonathan Larson, i cili pësoi një aneurizëm fatal në moshën 35-vjeçare në vitin 1996 dhe u luajt nga Andrew në biografinë muzikore të vitit 2021 "Tick, Tick,...Boom!" .

"Unë mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për Jonathanin. Ishte sikur numri i njerëzve që duan të mbajnë gjallë shpirtin e tij që na mundësoi të merrnim të gjithë informacionin dhe të gjitha përvojat subjektive që njerëzit kishin me të dhe kjo më pëlqen shumë”, ka shtuar ai teksa fliste për Vanity Fair.