Këngëtarja e famshme shqiptare, Loredana Zefi, ka kohë që nuk është aktive në rrjetet sociale.
Kanë kaluar fiks dy javë që ajo nuk ka postuar asgjë.
Jemi mësuar ta shohim shumë aktive, duke shpërndarë fotografi e video nga momente të ndryshme të përditshmërisë së saj.
Loredana vitet e fundit ka qenë shumë e komentuar në media sidomos për ndarjen nga bashkëshorti i saj, reperi Mozzik, pastaj ribashkimi që bëri një bujë të madhe dhe prapë ndarja.
Përndryshe Loredana është një artiste që pëlqehet shumë, sidomos projekti i saj me reperin Don Xhon, I cili është mirëpritur nga audienca.