Showbiz

Nesër publikohet bashkëpunimi mes Dafina Zeqirit dhe Majkut

Dafina Zeqiri dhe këngëtari Majk, nesër publikojnë bashkëpunimin e quajtur "Më fal".

Pavarësisht asaj që dyshja ka paralajmëruar qe një kohë të gjatë këtë projekt, madje është munduar ta mbajë shumë sekret datën e publikimit, por pritjes i erdhi fundi dhe projekti lansohet nesër

Ky bashkëpunim vjen shoqëruar edhe me videoklip.

Në imazhet e para që artistët kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duket të jetë një ndër projektet që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Përndryshe Dafina së fundi ka lansuar albumin e saj, ku ishte albumi më i mirë gjatë kësaj kohë, me bashkëpunime të ndryshme dhe me shikueshmëri nga miliona njerëz. Dafina po dëgjohet gjithandej. Këngëtarja me kreativitetin dhe talentin e saj s’po ndalet me prurje të reja.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DAFINË MOJ (@dafina.zeqiri)