Showbiz

Mariah Carey publikon libër për fëmijë

Mariah Carey ka njoftuar publikimin e librit të parë të saj për fëmijë, “The Christmas Princess”, që do të dalë më vonë këtë vit.

Ylli i muzikës pop është bërë e njohur për këngët e sezonit festiv me “All I Want For Christmas Is You”, shkruan nme. 

Ndërsa ka njoftuar për librin në Instagram, Carey e përshkroi si “një përrallë për adhuruesit e festave të të gjitha moshave”.

Në dhjetor, kënga “All I Want For Christmas Is You” ishte në top listën e më të dëgjuarve për të tretin vit radhazi.