Këngëtarja e mirënjohur Mariah Carey ka “thyer akullin e Halloweenit” për të kaluar në sezonin e Krishtlindjeve me anë të një videoje që ajo ka publikuar në rrjetin social “X”.
“It’s.... TIME!!! #MariahSZN”, ka shkruar këngëtarja, pasi publikoi videon edhe në Instagram.
Në video shihen disa persona të maskuar frikshëm për Halloween, duke shkrirë akullin brenda të cilit gjendet Mariah.
Ajo këtë video e ka publikuar si një paralajmërim për turneun e saj të ri që do ta mbajë gjatë sezonit festiv të fundvitit, “Merry Christmas One And All”
Pasi akulli shkrihet ajo fillon këndimin me nota të larta të fjalës “ka ardhur koha”, pas të cilës pason kënga e saj e famshme “ All I Want For Christams Is You”.
Kënga u lansua për herë të parë para 30 vjetësh dhe prej saj Mariah ende fiton shuma marramendëse parash çdo vit.
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh
-
Miley Cyrus bëhet me “Barbien” e saj të personalizuar
-
Mariah Carey nuk e quan veten “legjendë”
-
Carey fiton mbi 92 mijë dollarë pasi u rrëzua padia për këngën e Krishtlindjes
-
Kënga klasike festive që ia kaloi asaj të Mariah Careyt