Showbiz

“The 355” është një film me spiune që duhet shikuar patjetër

 

Filmi i ri me spiune gra ku luan aktorja e njohur hollywoodiane Jessica Chestain, “The 355”, është filmi që duhet shikuar gjatë vitit të ardhshëm.

Projekti kinematografik i regjisorit Simon Kinberg, me një ekip aktoresh gra të cilat vijnë në rolin e spiuneve profesionale ka pësuar disa herë ndryshim të datës së lansimit, por përfundimisht studioja prapa realizimit të këtij projekti, “Universal Pictures”, ka vendosur ta lansojë atë për publikun e gjerë më 7 janar të vitit 2022.