Showbiz

“Death on the Nile” së shpejti nëpër kinema

I realizuar nga studioja filmike “20th Century Fox”, filmi “Death on the Nile” është adaptimi më i ri i romanit të shkrimtares së madhe Agatha Christie, pas filmit të vitit 2017 “Muder on the Orient Express”.

Kenneth Branagh rikthehet në rolin e regjisorit të këtij projekti, si dhe do ta përsërisë edhe rolin e detektivit të madh Hercules Poirot.

Në filmin e mbushur me aktorë yje, aventura egjiptiane e Poirotit në bordin e anijes luksoze të lumit shndërrohet në një kërkim të frikshëm për vrasësin pasi që një muaj idilik i mjaltit shkatërrohet nga vrasja. Tregimi fatal i dashurisë obsesive dhe pasojave të saj vdekjeprurëse luhet në një mjedis epik të rrezikut dhe parandjenjave të këqija, me kthesa mjaft shokuese dhe e mban publikun në ankth, në pritje të fundit tronditës.

Një trailer montuar me shumë kujdes dhe i lansuar së fundmi, e shfaq në pak skena aktorin e turpëruar të hollywoodit, Amie Hammer, i cili pas përfundimit të xhirimeve të këtij projekti u ballafaqua me disa akuza për përdhunim dhe sulm seksual.

Ndër aktorët e njohur të kinematografisë pjesë e këtij filmi janë: Tom Bateman, Annette Bening, Russell Brand, Ali Fazal, Dawn French, Gal Gadot, Rose Leslie, Emma Mackey, Sophie Okonedo, Jennifer Saunders dhe Letitia Wright.

Lansimi i projektit të shumëpritur nga publiku është shtyrë gjashtë herë brenda dy vjetëve të fundit, por më në fund “Death on the Nile” vjen nëpër kinema më 11 shkurt të vitit të ardhshëm.