Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ronaldo uron Krishtlindjet me foton më të veçantë familjare

Cristiano Ronaldo ka uruar festën e Krishtlindjeve me një foto shumë të veçantë, me familjen e tij.

Në fotografinë që ylli portugez i futbollit ka shpërndarë në llogaritë e tij në rrjetet sociale, përveq të dashurës së tij dhe fëmijëve, shihen edhe nëna, motrat, vëllai dhe familjarë të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nga thellësia e zemrës sime, u uroj të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet! ????❤️ #ibekuar”, thuhet në urimin e tij.

Cristiano dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez janë në pritje të binjakëve. Ata kanë zbuluar ditë më parë se po presin në jetë një vajzë dhe një djalë. Çifti kanë së bashku edhe një vajzë, të quajtur, Alana Martin. Ndërkohë, futbollisti ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Ronaldo Jr nga një lidhje e mëparshme, dhe dy binjakët Eva dhe Matteo, nga një nënë surrogate.