Alec Baldwin ka deklaruar se mund t’i japë fund karrierës së tij pas ngjarjes tragjike të tetorit, ku ka lënë të vdekur kineasten Halyna Hutchins, gjatë setit të xhirimeve për filmin e tij “Rust”.
“Kjo mund të ndodhë”, ka thënë aktori hollivudian 63-vjeçar, në një intervistë për ABC News, e cila është intervita e tij e parë që nga ajo ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaldwini po ashtu ka thënë gjatë intervistës së ai nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës me të cilën u vra Hutchinsi.
“Dikush ka vënë fishekë të vërtetë në armë. E di që unë jo”, është shprehur Baldwin, teksa ka folur për ngjarjen e 21 tetorit, në New Mexico.
“Nuk e di se çka ndodhi në set. Nuk e di se si arriti ai plumb në armë. Nuk e di”, ka thënë Baldwin.
Hutchins, 42-vjeçare, është dërguar në spital me helikopter pas të shtënave, por më vonë vdiq nga plagët. I plagosur ka mbetur edhe regjisori Joel Souza, 48 vjeç.
Sipas të dhënave të gjykatës, Baldwinit iu dorëzua arma nga ndihmësi i regjisorit të filmit, Dave Halls, i cili nuk e dinte se ajo përmbante municion të vërtetë. Ndërkohë, Hallsit i ishte dhënë arma nga Hannah Gutierrez-Reed, 24-vjeçarja armatore në film.