Showbiz

Filmi i animuar “DC League of Super-Pets” i mbushur me yje

Foto: AP/Associated Press

Janë publikuar pamjet e para të filmit të ardhshëm të animuar me titull, “DC League of Super-Pets”, në të cilin ylli i kinematografisë, Dwayne Johnson, e huazon zërin për personazhin e qenit me superfuqi, Krypto the Super-Dog, njëherësh qeni i superheroit Superman.

Filmi i realizuar nga studioja filmike “Warner Bros. Pictures” e rrëfen historinë e aventurave të qenit Krypto dhe Supermenit, për të cilin personazh zërin e ka huazuar aktori dhe regjisori i njohur, John Krasinski. Ata janë një dyshe e pandashme që i posedojnë të njëjtat superfuqi dhe së bashku e luftojnë krimin në Metropolis. Por, kur Supermani dhe pjesa tjetër e superheronjëve nga “Justice League” kidnapohen, Krypto duhet ta bind një grup të kafshëve nga një strehimore, që t’i përvetësojnë superfuqitë e tyre të reja dhe ta ndihmojnë atë që t’i shpëtojë superheronjtë e botës.

Krahas Johnsonit dhe Krasinskit, zërat për personazhet e këtij filmi të animuar i kanë huazuar edhe yjet: Kevin Hart, Kate McKinnon, Vanessa Bayer, Natasha Lyonne, Diego Luna, Marc Maron, Thomas Middleditch, Ben Schwartz dhe Keanu Reeves.

Me këtë projekt, Jared Stern, e shënon debutimin regjisorial me një film të animuar, dhe përveç roli të regjisorit ai shërben edhe si bashkëskenarist.

“DC League of Super-Pets” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë ndërkombëtare më 18 maj 2022, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lansohet nga 20 maji i vitit të ardhshëm.