Showbiz

Tom Hanks e refuzoi ofertën e Jeff Bezos për të udhëtuar në hapësirë

Descriptive Text

Kompania e turizmit në hapësirë e njeriut të dytë më të pasur në botë, Jeff Bezoz, “Blue Origin” është e etur që të famshmit të jenë në mesin e adoptuesve të hershëm të fluturimit të saj në hapësirë.

Muajin e kaluar, Blue Origin ka dërguar për një udhëtim në hapësirë aktorin 90-vjeçar të filmit “Star Trek”, William Shatner.

Mirëpo, Shatner nuk ishte zgjedhja e parë e Bezos. Në episodin e fundit të “Jimmy Kimmel Live!”, aktori Tom Hanks ka deklaruar se shefi i Amazonit ia kishte ofruar atij fluturimin në hapësirë, para se t’ia ofronte Shatnerit. Mirëpo Hanks ka thënë se e ka refuzuar ofertën për shkak të çmimit të lartë.

“Kjo kushtonte diku rreth 28 milionë dollarë ose diçka e tillë”, ka thënë Hanks në emisionin e Jimmy Kimmel ku ishte ftuar për të promovuar filmin e tij më të ri të quajtur “Finch”, në të cilin ai luan rolin e një astronauti.

“Nuk kam nevojë t’i shpenzojë 28 milionë dollarë për ta bërë këtë”, ka thënë Hanks teksa i ka bërë shikuesit të qeshin me veprimet e tij si një astronaut.

The Wall Street Journal pati raportuar se Shatnerit i ishte ofruar udhëtimi në hapësirë nga Bezos pa pagesë.

Me tu kthyer në tokë, Shatner i ka thënë Bezos se udhëtimi ishte diçka e pabesueshme dhe se çdokush në botë duhet ta bëjë të njëjtën gjë.