“Uncharted” titullohet filmi i ardhshëm amerikan i zhanrit aksion, i cili vjen me regji të Ruben Fleischerit, dhe në rolin protagonist e sjell aktorin shumët të dashur nga publiku, Tom Holland.
I bazuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët, Tom Holland që e personifikon kryepersonazhin Nathan Drake, Mark Wahlberg i cili vjen në rolin e mentorit të tij Victor Sullivan, Sophia Ali, Tati Gabrielle dhe Antonio Banderas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPuna rreth skenarit dhe përgatitjeve tjera rreth realizimit të këtij projekti kishte filluar në vitin 2008, por përgjatë vjetëve filmi u përball me shumë ngatërresa dhe probleme, duke i ndërruar disa herë skenaristët, aktorët dhe regjisorët e tij, ndër të cilët kishte edhe emra të njohur të kinematografisë, si David O. Russell, Neil Burger, Seth Gordon, Shawn Levy, Dan Trachtenberg dhe Travis Knight.
Sa i takon kastës së aktorëve të angazhuar për ta portretizuar protagonistin e filmit, Nathan Drake, në të kaluarën ishin caktuar yjet Nathan Fillion, Chris Pratt dhe Mark Wahlberg, por përfundimisht Tom Holland e fitoi këtë rol të njohur nga publiku mbarë botëror.
Filmi “Uncharted” do të lansohet nëpër kinema më 18 shkurt 2022.