Showbiz

Regjistri i dasmës së Paris Hiltonit kap shifrën 60.000 dollarëshe

Biznesmenia 40-vjeçare, Paris Hilton, do të lidhë martesën me Carter Reum më 11 nëntor dhe të premten çifti publikoi zyrtarisht regjistrin e tyre në Gearys, me artikujt që arrijnë në rreth 60,000 dollarë.

Ndër artikujt më të shtrenjtë në listën e dëshirave të Parisit është një pjatë Hermes prej 500 dollarësh, një tabaka festash Christofle prej 985 dollarësh, një vazo Baccarat prej 4885 dollarësh, e të tjera.

Ka gjithashtu një llambë Baccarat prej 990 dollarësh dhe një gotë vere kristal prej 355 dollarësh, shkruan FemaleFirst.

Paris dhe Carter u fejuan në shkurt të këtij viti pasi konfirmuan romancën e tyre në prill 2020, dhe shijuan një festë të përbashkët beqarie në Las Vegas në fillim të këtij muaji.

Çifti vizituan një numër vendesh të jetës së natës pasi fluturoi me një avion privat, duke përfshirë Resorts World Las Vegas, ku çifti qëndroi. Festa vazhdoi edhe në klubin e natës Zouk.