Showbiz

Alec Baldwinit i ishte dhënë arma duke i thënë se është e sigurt

Descriptive Text

Arma që aktori Alec Baldwin ishte duke përdorur gjatë xhirimeve, duke vrarë kështu një grua, i ishte dhënë atij nga një asistent regjisor duke i thënë se ajo ishte e sigurt, kanë treguar incizimet që posedon gjykata.

Regjisori i paidentifikuar nuk e dinte se mbështetësja përmbante municion të vërtetë dhe tregoi se ishte shkarkuar duke bërtitur "armë e ftohtë!", thonë të dhënat.

Drejtorja e fotografisë Halyna Hutchins është gruaja që ka mbetur e vdekur pas goditjes me plumb në gjoks në incidentin e të enjtes, gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Ndërkaq, regjisori, Joel Souza i cili ishte prapa saj, është plagosur. Souza 48-vjeçar ka marrë trajtim në spital dhe më pas është liruar në shtëpi.

Gjatë ditës së premte, aktori dhe producenti i filmit, Alec Baldwin, ka deklaruar se është duke bashkëpunuar me policinë për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Ai po ashtu ka thënë se ndihet i shokuar për atë që i kishte ndodhur.

“Zemra ime është e thyer për bashkëshortin e saj, djalin dhe të gjithë që e kanë njohur dhe dashur Halynan. Nuk kam fjalë për ta përshkruar gjendjen e shokut dhe dhimbjen për shkak të aksidentit tragjik që i mori jetën Halyna Hutchinsit, një bashkëshorteje, një nëne dhe një kolege shumë e admiruar për ne ”, ka shkruar ai në Twitter.

Hutchins 42 vjeç ishte nga Ukraina ndërkohë që ishte rritur në Rusi. Ajo kishte studiuar gazetarinë në Kyiv dhe filmin në Los Angjelos dhe ishte emëruar si një “yll në rritje”, nga revista American Cinematograher, në vitin 2019.

Ajo ishte drejtore e fotografisë edhe në filmin aksion të vitit 2020 “Archenemy”.