Alec Baldwin “i pamatur qëlloi dhe vrau” kinematografen Halyna Hutchins në xhirimet e “Rust” vitin e kaluar, thuhet në padinë nga familja e saj, raporton BBC.
Hutchins vdiq vitin e kaluar gjatë një skene prove pasi arma që mbante Baldwin u shkarkua me plumba të vërtetë.
Në një konferencë për media, avokatët e familjes së saj prezantuan një shfaqje të animuar të imitimit të gjuajtjes me armë. Ata pretendojnë se Baldwin dhe të tjerët dështuan të performojnë kontrolle sigurie dhe të ndiqnin rregullat e sigurisë për armët.
Arma që vrau Houtchinsin ishte revole që mendohej të kishte plumba xhirimi.
Pas ngjarjes, Baldwin shprehu traumë dhe mërzi për atë që e quajti “aksident tragjik”. Megjithatë, më vonë ai tha se nuk kishte gjuajtur ai me armë.
-
Alec Baldwin: Si rrodhën ngjarjet pas të shtënave fatale në Rust
-
Familja e Hutchinsit do ta padisë Alec Baldwinin
-
Hidhet poshtë akuza për vrasje të paqëllimshme ndaj Alec Baldwinin
-
Prokurorët pretendojnë se Alec Baldwin nuk i ndoqi nga afër stërvitjet me armë pasi po fliste në telefon
-
Alec Baldwini do të akuzohet për vrasje