Alicia Keys ka deklaruar se e ka gjetur fuqinë tek pasi është bërë nënë.
Këngëtarja e famshme amerikane, e cila është nënë e dy djemve, Egypt 11 vjeç dhe Genesis, 6 vjeç, me bashkëshortin e saj Swizz Beatz, ka thënë se të qenit nënë, i ka ndihmuar që të gjejë “forcën” për të qëndruar në këmbë për vetën dhe të dashurit e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është krejt ndryshe. Është sikur kam gjetur forcën time. Unë nuk kisha forcë tu thosha njerëzve jo vetë, sepse nuk isha mjaftueshëm e rëndësishme për veten time, por fëmijët janë mjaftueshëm të rëndësishëm për mua, dhe vetëm prej tyre e gjeta fuqinë time”, ka thënë Keys.
Ajo po ashtu ka thënë se tani i jep më shumë rëndësi vetes dhe mirëqenies së saj, dhe se nuk qëndron më tërë natën në studio, pa bërë një pauzë për të shkuar në shtëpi dhe për të parë familjen e saj.